Berisha flet për “21 Janarin”: PS kishte agjendë dhune, jam i pari që e kam quajtur “vrasje shtetërore”. Për fshirjen e serverave nuk e di çfarë ka ndodhur në zyrat e Gardës
Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. Ai ka sqaruar se nuk u paraqit për thirrjen e prokurorëve të posaçëm në lidhje me “21 janarin” pasi nuk ka marrë asnjë njoftim.
“Njoftim quhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orë dhe datë e të më dorëzojë një letër.
Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektonike. Një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë. Në bisedat e mia në Whats App apo sinjal, nuk më ka ardhur asgjë. Nuk më kanë thirrur asnjë herë sepse kanë pasur frikë nga dëshmia ime”- tha ish-kryeministri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga jashtë SPAK-ut u ndal në një bashkëbisedim me gazetarët, ndërsa pohoi se ishte i pari që kishte deklaruar se 21 Janari ishte vrasje shtetërore. Ai tha se dhe vendet perëndimore kanë deklaruar se PS-ja kishte agjendë dhune.
“Kjo është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë çështje Berisha ka bërë deklaratë për ngjarjen e asaj nate. Nuk është thirrur asnjë herë. Asnjëherë të vetme, përkundrazi. Kanë biseduar me mua të huaj. Zyrtarë të lartë dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, asnjëherë. Sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme e vendit, pasi ka deklaruat nga vendet më të fuqishme të planetit, se PS kishte agjendë dhune. Në sekuenca sheh mijëra gurë, vrima plumbash në dyert dhe dritaret e Kryeministrisë, apo dhe automjete që duan të thyejnë dyer. Ka një konstatim të ndërkombëtarëve që thonë; PS kishte agjendë dhune. Në rast se do isha thirrur, do të kisha shkuar sa herë që të isha thirrur. Nuk jam unë, por janë ata që nuk më kanë thirrur. Jam unë i pari që e kam konsideruar,, pasi një herë u tha se ishte vrasje nga afër, u bë ekspertizë dhe tha; nuk ishte nga afër. Kirurgu e mbrojti dhe dy vite më parë atë ekspertizë. E kam quajtur vrasje shtetërore. Ka pasur një ndërmjetësim për çështjen e prokurores. S’kam asnjë dijeni për këtë (Për fshirjen e serverave). Nëse Garda ka pasur serverin aty kjo është punë tjetër. Kanë një zyrë të veten. Se ça mbajnë aty, se di. Nga ta kem unë dijeninë! Çfarë ka ndodhur e kanë ata aty. Nuk jam thirrur asnjëherë.
Nuk kam refuzuar thirrjen, Unë kam një adresë, këta mburren për adresa. Ka një derë apartament im. Çdo gjë që ka ardhur, është firmosur. Kam një zyrë si kryetar PD-së. Nëse ndokush sjell njoftim pa emër, por I shkruan PD-së ajo nuk është….Nuk po them…po them atë që kanë thënë zyrtarë të PD. Skam parë asgjë. Po të kisha parë! Unë vij çdo dy javë këtu. Ata që nuk më kanë ftuar mua, nuk donin. Më ftuan, do të vij dhe do të dëshmoj. Ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua.”, tha ai.



