Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeMuçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës - Sot...

Muçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës – Sot News


Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i ftuar në një studio televizive me gazetaren Erla Mëhilli tha se qëllimi i foltores është që t’u japë mundësi deputetëve të flasin me qytetarët pasi në Parlament u është mohuar mundësia.

Muçollari tha se ky është një instrument për të realizuar qëllimin për ringritjen e demokratëve dhe deklaroi se opozita e ka për detyrë të zbresë në shesh dhe arritjet e kësaj do të shihen në vijim.

“Qëllimi i parë i protestës është t’u jepet mundësia përfaqësuesve të opozitës të flasin me qytetarët, ajo që e kanë të pamundur ta kryejnë në Parlament deputetët e zgjedhur.

Në bazë takohen strukturat e partisë, në shesh dhe në foltore takon përtej strukturave ke komunikim me qytetarët për problematikat dhe fjalën e cunguar dhe censuruar që ata duhet ta kishin në Parlament.

Kjo do të jetë një foltore që në bindjen time duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë si një instrument për të realizuar edhe atë qëllimin e ringritjes së demokratëve pas demoralizimit se ai i përdor të gjithë. Opozita pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale e ka për detyrë të zbresë dhe forma e zgjedhur është foltorja. Arritjet e kësaj lëvizjeje do t’i shohim dhe mendoj se duhet të kulmojë me disa protesta shumë të mëdha”, tha Muçollari.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat