Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Jo më lista të mbyllura", Blushi paralajmëron reformë që rrëzon kontrollin e...

“Jo më lista të mbyllura”, Blushi paralajmëron reformë që rrëzon kontrollin e partive mbi votën: Të ndahet partia nga.. – Sot News


Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka propozuar sot gjatë Komisionin për Reformën Zgjedhore, hapjen e listave 100%, në mënyrë që deputetë t’i zgjedhin qytetarët. Gjatë fjalës së tij në komision, Blushi u shpreh se zhdukja e listave të mbyllura, që imponoi Edi Rama 17 vite më parë është një domosdoshmëri.

Blushi tha se duhet të ndahet partia nga shteti, pasi sipas tij kjo është identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR. Sekretari i PL-së tha se çështja e katërt themelore që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar. Në fund, Blushi thotë se eurodeputeti Gahler ka deklaruar se bandat kriminale që kanë penguar dhe penguin rrotacionin politik në 11 Maj.

“Së pari unë dua t’ju kujtoj arsyet se përse u detyruam për të mbledhur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në fakt, e vetmja arsye jeni ju si mazhorancë, që vit pas viti keni dëshmuar ose keni provuar se jeni recitivistë sa i përket shkallmimit të standardeve të zgjedhjeve dhe cënimit të votës së lirë, deri sa u prodhua edhe një raport si ai i OSBE-ODIHR, ku qartësisht edhe zgjedhjet e fundit etiketohen si një proces zgjedhor fars dhe për të “merita” është e juaja, si një proces zgjedhjesh që nuk garantoi as të drejtën më elementare, pra të drejtën e votës së lirë.

Pra, jemi mbledhur këtu pikërisht për shkakun tuaj dhe për fajin tuaj dhe për më tepër, unë e kam të vështirë të besoj në vullnetin e një shumice, e cila jo vetëm shkallmon standardet e zgjedhjeve, por edhe shkelmon kriteret themelore të Kartës së Kopenhagenit, gjithashtu kjo e identifikuar në raportin e OSBE-ODIHR. Ashtu si kundër dyshoj në sinqeritetin e një mazhorance, e cila sjell si përfaqësues të saj në këtë komision pikërisht individë që në vlerësimin tim duhet të ishin subjekte të ligjit penal, si konsumatorë personalë të krimeve zgjedhore të faktuara dhe të denoncuara edhe në Institucionet e Drejtësisë, që për fat të keq dhe ato nuk ekzistojnë. Megjithatë, në vlerësimin tim ne mbërritëm sërish në një mbledhje të rradhës si një Komisioni të Reformës Zgjedhore të Kuvendit të Shqipërisë, pas një situate vërtet alarmante në raport me zgjedhjet dhe me standardet e zgjedhjeve.

Të mos harrojmë se është kjo shumicë, e cila vetëm pak muaj nga 11 Maji, bëri gjithçka për të asgjësuar pluralizmin politik në vend, duke arrestuar me urdhër politik nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, liderin e Partisë Demokratike, Prf. Dr. Sali Berishën, si dhe duke rrëmbyer në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ende vijon të qëndreojë në izolim ekstrem thjesht dhe vetëm për arsye të vullnetit tuaj politik për ti shkuar deri në fund misionit tuaj për asgjesimin e pluralizmit politik. Megjithatë unë mendoj që, pa dashur të përsëris kolegët e Opozitës, katër duhet të jenë cështjet themelore që duhet të shqyrtojë ky komision. Së pari, garantimi i votës së lirë, sepse edhe në 11 Maj ne ishim dëshmitarë që vota u vra pa hyrë fare në kutitë e votimit.

Çështja e dytë themelore që duhet të trajtojë ky komision, duhet të jetë hapja e 100% e listave, sepse mos harrojmë, jemi 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet Kushtetuese, pasojat katastrofike të së cilave sot i prekim të gjithë, dhe gjithashtu më lejoni të shpreh krenarinë e ligjshme si përfaqësues i një force politike, kryetari i së cilës dhe ish-deputetët e së cilës kanë hyrë në grevë urie në vitin 2008, për të kundërshtuar pikërisht atë dhunim të Kushtetutës brenda natës, duke paralajmëruar në fakt edhe minimin e parlamentarizmit dhe të lloogaridhënies. Ndaj mendoj se zhdukja njëherë e përgjithmonë e listave të mbyllura, që imponoi pikërisht Edi Rama 17 vite më parë, është më shumë se kurrë një domosdoashmëri, në mënyrë që t’ua kthejmë deputetët qytetarëve dhe për ti rikthyer pushtetin sovranit.

Çështja e tretë është ndarja e partisë nga shteti. Qartësisht kjo e identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR. Mos harrojmë që unifikimi i partisë me shtetin e ka kthyer vendin tre dekada pas. Ndaj mendoj që zhbërja njëherë e përgjithmonë e sistemit kriminal të patronazhimit, duhet të jetë një nga cështjet kryesore që duhet të diskutojë ky komision, paralelisht me dhënien fund njëherë e përgjithmonë të keqpërdorimit kriminal të administratës dhe aseteve shtetërore në funksion të partisë në pushtet. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë garë elektorale në rast se Opozita nuk garon më një forcë politike , po ka përballë shtetin dhe të gjitha makinerinë shtetërore, përfshirë dhe struktura të cilat qartësisht nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe i referohem policisë, ushtrisë apo shërbimit informativ, të cilët edhe në këto zgjedhje u bënë palë duke kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në shkallmimin dhe shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve.

Dhe çështja e katërt themelore, në vlerësimin tim, që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar, sepse ne kemi fakte, falë edhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, se si krimi në shumë qarqe të vendit jo vetëm ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka emëruar deputetë dhe sot jemi në kushtet kur ish-deputetë të këtij Kuvendi, po vuajnë dënimin për shkak se kanë qenë emërime personale të bandave më të rrezikshme kriminale në vend, dhe pa harruar faktin që në Parlamentin Europian, pra në zemër të Europës, eurodeputeti Gahler, shkurt, saktë edhe shqip evidentoi faktin që janë pikërisht bandat kriminale që kanë penguar dhe penguin rrotacionin politik në 11 Maj.

Këto janë çështjet të cilat unë sot doja të trajtoja në këtë mbledhje të parë të Komisionit edhe pse, e përsëris, e kam shumë të vështirë kur shoh përballë subjekte që në fakt janë subjekte të ligjit penal, recitivistë në raport me standardet e zgjedhjeve dhe që në fakt duhet të ishin duke vuajtur dënimet për krimet zgjedhore të faktuara dhe të publikuara jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, por që nuk është në tagrin tonë të përcaktojmë se kë përfaqësues kjo shumicë do të sjellë në këtë Komision për Reformën Zgjedhore.” tha Tedi Blushi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat