Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Tragjike në Maliq: Sherri mes dy të miturve merr jetën e një...

“Tragjike në Maliq: Sherri mes dy të miturve merr jetën e një 14-vjeçari”

Tragjedi në Maliq, 14-vjeçari humb jetën pas sherrit me thikë me bashkëmoshatarin.

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë përfshiu pasditen e sotme fshatin Pirg të Maliqit, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia, rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, dy të mitur fillimisht po bisedonin, por biseda u kthye në debat të ashpër. Sherri mes tyre degjeneroi shpejt, duke çuar në përdorimin e mjeteve të ftohta, konkretisht thikë.

Gjatë përplasjes, të dy pësuan plagë të rënda. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit, por njëri prej tyre, shtetasi E. Xh., nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

Autori i dyshuar, po ashtu 14-vjeçar, ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe mbahet nën mbikëqyrjen e Policisë. Deri tani, ai nuk ka dhënë dëshmi për ngjarjen, ndërsa shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Të dy të miturit nuk janë banorë të fshatit Pirg, por vijnë nga zona përreth tij.

Ky episod tronditës ka shkaktuar reagim të fortë në komunitet, duke rikthyer në vëmendje problemet e dhunës mes të rinjve dhe përdorimin e armëve të ftohta nga moshat e reja.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat