Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNjë pamje ekskluzive që më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri...

Një pamje ekskluzive që më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë! (VIDEO)


Opozita i ktheu shpinën teksa shpjegonte buxhetin 2026, Rama: Një pamje ekskluzive që më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë! (VIDEO)

Opozita zgjodhi si formë proteste në Kuvend që t’i kthente shpinën kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit doli në foltore për të prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga kreu i qeverisë. Ai tha se kishte përpara një pamje ekskluzive, ndërsa me ironi shtoi se një sjellje e tillë e frymëzonte.

“Do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu… jo më pëlqen, por më frymëzon shumë dhe kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”, tha kryeministri.

Edi Rama: Nuk dua të marr shumë kohë edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu… jo më pëlqen, por më frymëzon shumë dhe kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë.

Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi një buxhet masiv që diktohet nga detyrimet tona të patjetërsueshme në 2 drejtime, detyrimin në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe detyrimin në raport me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e të cilës e garanton vetëm PS. Dhe kështu në buxhetin që do të miratojmë kemi një rritje domethënëse qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Nuk dua të marr kohën e kolegëve të tjerë ministra që do të flasin direkt për aspektet e përveçme të buxhetit në çdo sektor dhe do të flasin me detaje. Por dua të shtoj një element të fundit që është skema e re e kompensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH. Me kompensimin që do të bëhet nga administrata Tatimore, do t’i japim një shtytje sektorit të bujjqësisë dhe reforma është më konkurruesja në rajon dhe vendoset në nivelin 10%”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi u ndal te akuzat e opozitës për tunelin e Llagarasë. Teksa në sallë ishte dhe Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK, Rama tha se shqiptarët i referohen drejtësisë. Duke u ndalur te akuzat e SPAK, pa përmendur emra, Rama tha se sot drejtësia është e pavarur.

“Dua ta nis duke cituar Eurostatin! Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfëri se sa Serbia, apo Mali i Zi. Sipas BSH, dhe jo qeverisë së Shqipërisë, të ardhurat e disponueshme reale, pagat janë rritur 4-5% në përudhen 2024. Po e mbyll me FMN i cili jo më larg se pak ditë më parë tha; Shqipëria është ndër ekonomitë më të shpejta ne Europë (Duartrokasin socialistët). Këto janë burime të padyshimta dhe nga shumica parlamentare. Dëgjova këtu se në Shqipëri paska një taksë korrupsioni dhe se me 450 mln euro të inceneratorëve mund të bëhej rritje agresive pensionesh. Ky 450 mln euro është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush 7X7 baraz 42. Jo 450 por as 45 nuk duke asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo jo, janë me dhjetëra herë mbi realitetin. Përsa i përket tunelit të Llogarisë, ai 50 mln euro është si 450 mln euro i inceneratorit. Ndërkohë, i rrini fort ligjit andej. Natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia ëshë e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e koqe, siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam; është kënga e mjerueshme e fondeve të Bujqësisë. Olafi, që bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023 nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyre siç ka gjetur në Shqipëri, vetëm në këto vende; Luksmenurg, Qipro, Holandë.”, tha ai.

Rama ka sqaruar sot në Kuvend ‘paqen fiskale’, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit. Ai tha se falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në 4 forma. Për debitë e papaguara prej më shumë se 10 vitesh, Rama tha se do të ketë fshirje të plotë të detyrimeve.

“Falja e detyrimeve tatimore do të bëhet me 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite… Dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riu, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%.”, tha ai.

Reagimi i opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Ai pyeti Ramën se çfarë e detyron që të bënte avokatin e Ballukut, që është marrë e pandehur nga SPAK.

“Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se t’i kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë. Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorin  ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve.”, tha ai.

 Bardhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si avokat të skandalit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë. Ai tha se për 15 minuta, Rama bëri avokatin e Ballukut.

“Në 31 minua të fjalës së avokatit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarsë, 15 minuta ia dedikoi mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorin ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk bëmë prokurorin, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokuroria. Ne cituam prokurorinë. Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt publik, por ty çfarë të detyron të vish në foltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim me fonde publike në vlerën e 50 mln eurove. Shqiptarët presin që ti të bësh avokatin e tyre, ti zgjidhesh hallet dhe shqetësimet e tyre.
Ne përbuzim modelin juaj që në vend që ti çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek ministrat tuaj. I çojnë paratë në xhepat e zonjës që Rama ka në krah. Kjo duhet të përbuzet.
Nuk mund të ndodhë që 800 mln euro ne t’ia besojmë një personi që është provuar dhe siç tha dje, meqë i referoheni komisioneres së zgjerimit, “shyqyr zotit” tha që u zbulua dhe të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Sot qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në rajon dhe ky është i vetmi kryeministër në rajon dhe Evropë që ka zv kryeministre një të pandehur për abuzim me miliona euro.
Kujtojmë që një ditë më parë komisionerja tha në një intervistë për DË se “ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Bardhi.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat