Saga e hyrjes së Labinot Rexhës në Big Brother VIP po bëhet gjithnjë e më misterioze!
Prej kohësh përflitet për dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e formatit, por veprimet e fundit të këngëtarit mbrëmë dhe sot kanë “kallur” rrjetin.
Gjithçka nisi natën e kaluar, kur vetë Labi hodhi “bombën” me statusin epik “Baba po vjen”, vetëm për ta fshirë atë me urgjencë pak momente më vonë.
Pishman apo strategji marketingu?
Ende pa u sqaruar mirë ky veprim i çuditshëm, ai është rikthyer sot me një tjetër “thumb” që ka përforcuar dyshimet se hyrja e tij është punë e kryer.
Në postimin e fundit, ai shkruan:
”Nuk hyj për t’u fshehur pas murit, hyj që muri të tundet prej meje.”
Pas fshirjes taktike të statusit të parë, kjo deklaratë për “tundjen e mureve” po interpretohet si sinjali përfundimtar.
Duket se Labi jo vetëm që do të hyjë, por po paralajmëron se shtëpia nuk do të jetë më e qetë pas ardhjes së tij! /Prive By Liberta Spahiu




