Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikePallosh-hajdut për shqiptarët, pallosh-zhigolo për europianët - Sot News

Pallosh-hajdut për shqiptarët, pallosh-zhigolo për europianët – Sot News


Ilir DAKO

Kryeministri shqiptar ose palloshi i gjatë sipas Belës, është ngujuar në metaversin e tij dhe dhe nga aty lëshon spazmat e një politikani që po thahet çdo ditë si një gjethe e vyshkur buzë rruge, ku era e vjeshtës e çon lart e poshtë derisa ta mbledhë fshesa e pastruesve të Lalit.  Palloshi pas 27 vitesh pushtet ndihet i ezauruar, shterp,  i lodhur, pa ide, pa fantazi dhe me një tekonologji komunikimi demode.

12 vite në krye të ekzekutivit demonstruan se  suksesi i tij maksimal ishte lyerja e pallateve dhe më pas asgjë. Ky kryeministër do të mbahet mend si dështaku më i madh në historinë e Shqipërisë që prodhoi vetëm korrupsion dhe dështime në çdo qindarkë të konsumuar nga taksat e shqiptarëve.

 

Koncencionet në shëndetësi, inceneratorët, koncencionet  në rrugë, investimet në teknologji, tenderët sekretë, investimet strategjike, aferat me pronat, asgjësimet e porteve nga Durrësi deri në Sarandë dhe qindra afera të tjera janë kryekëput grabitje të dirigjuara nga Palloshi ynë kryeministër. Asnjë rrugë nuk ka përfunduar nga miliarda euro investime. Qindra milionë euro të inceneratorëve janë hedhur në investime që nuk ekzistojnë. Tuneli  i Llogarasë, Porti i Vlorës, Triporti,  aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, Limioni i Sarandës, etj, janë asete që janë zhdukur nga gijotina e Palloshit dhe nuk dihet fundi i këtyre aferave sesi do të përfundojë. Ndërkohë që rrugët e tij kanë mbetur jetime dhe nuk dihet se në çfarë shekulli do kemi një hartë të rrjetit kapilar të rrugëve që nis nga një destinacion dhe mbërrin pa andrallat e rrethrrotullimeve, punëve të pambaruara apo trafikut të rënduar nga mungesa e bypaseve dhe lidhjeve për lehtësimin e trafikut. Kudo ku ka vënë dorë palloshi nuk ka mbaruar asnjë investim. Vetëm grabitje dhe vjedhje.

Një pallosh zhigolo në BE

Palloshi kryeministër është mjeshtër për të fituar zemrat e grave në europë, të cilave ju ka fituar zemrën duke i kortezhuar si një zhigolo i përdëllluar.  Në rrjetën e palloshit zhigolo ka rënë kryeministrja Meloni, të cilës i ulet në gjunjë, i shtrihet barkaz, e puth gjithë epsh, duke krijuar idenë e një çifti që shkëmbejnë skena erotike në raporte të mprehta diplomatike. Strategjia e palloshit zhigolo është të blejë sa më shumë influencë në perëndim, influencë që kërkon ta shfrytëzojë për të ngritur perandorinë e tij autrokratike.

Nëse me Blerin, Sorosin, Arabët, Mc Gongalin, Klintonin, Knut Fleckenstein, Mark Haupman, shefin e sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea etj, i emëron këshilltarë,  prona, tenderë  dhe para nga thesi i pushtetit, me gratë e tipit Meloni ka zgjedhur të japë afeksion, të japë  sensualitet zhigoloje për ta konvertruar në influencë.

Eksperiencat e tij zhigoliane shtrihen në vite, që nga koha e Vllahutin, për të vazhduar me Marta Kosin, Melonin dhe gratë e BE me të cilat fryn qirinjë në torta eventesh vanitoze ku kërkon të marrë fitbackun e tij.

Një postim i gazetarit grek Aleksandros Zioulis publikoi një foto ku Rama shfaqet duke puthur me pasion zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, një imazh që gazetari e interpreton si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për diplomacinë greke

“Turp, pa turp! Zv/ministrja e punëve të jashtme Alexandra Papadopoulou, në puthje dhe dashuri me Edi Ramën dje në Bruksel!  Turpi dhe rënia e politikës greke”, ka thënë gazetari grek në prononcimin e tij.

Palloshi zhigolo ka filluar të ngjallë xhelozi. Strategjia e miklimit dhe kortexhiatorit në raport me gratë e pushtetshme të Europës, për të blerë influencën e prolungimit të pushtetit të tij është shndëruar në një bufonatë që po çudit diplomacinë dhe shton neverinë për poshtërimin që i bën kombit të tij duke u prezantuar si një kloun i neveritshëm.

Në Europë, ai është zhigolo i përdëlluar, një mjeshtër i afeksionit të simuluar, që nuk negocion me ide, por me shtrirje barkaz, puthje, dhe torta me qirinj. Ai nuk kërkon influencë për të reformuar vendin, por për të zgjatur pushtetin e vet. Me Melonin ulet në gjunjë, me Kosin fryn qirinjë, me Papadopouloun puth me pasion, dhe çdo skenë diplomatike shndërrohet në një akt erotik të pushtetit, ku sensualiteti zë vendin e strategjisë, dhe flirtimi zë vendin e reformës. Ai nuk është më lider, është një kortexhiator, një përdëllimokrat që sundon përmes ndjeshmërisë së rreme, një zhigolokrat që ndërton perandorinë e vet mbi ndjenjat e simuluara të grave të pushtetshme.

Kjo strategji nuk është spontane, është e strukturuar. Me burrat e pushtetit ndërton aleanca përmes parasë, pronave, dhe tenderëve me Blerin, Sorosin, McGongalin, Coldean, dhe të tjerë, ai ndan thesin e pushtetit si një bankë private e influencës. Me gratë, ai jep afeksion, jep sensualitet, jep përdëllim  dhe merr në këmbim mbështetje, imunitet, dhe heshtje. Kjo është diplomacia e re shqiptare: një diplomaci e ndërtuar mbi flirtin, mbi performancën, mbi bufonatën. Një diplomaci që nuk përfaqëson një komb, por një individ që kërkon të shpëtojë nga drejtësia përmes puthjes.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat