Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar ndalimi jashtë vendit, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë të tjerë.
Klodiana Lala: Balluku është zyrtarja më e lartë në detyrë që deri tani ka një masë sigurie, pavarësisht se është masë e lehtë, por ka një masë sigurie për akuza penale. Prokuroria më herët ka ngritur akuza penale dhe ka firmosur masat e arrestit për vartësit dhe ish-vartës së saj. Pas arrestimit të Berberit, derivoj dhe dosja e zonjës Balluku.
Nga këqyrja e një celular “Blackberry”, që ishte në përdorim nga Berberi, u zbuluan komunikimet me tyre ku u zbulua afera e Tunelit të Llogarasë..
Krahas Ballukut janë caktuar edhe masa të reja sigurie, dy persona mësohet se janë në “arrest shtëpie”, por duke qenë se deri në këto momente nuk është ekzekutuar kjo masa, kjo është arsyeja pse GJKKO nuk i ka bërë publik emrat. Nuk janë zbaruar ende masat. Deri sa t’u komunikohet personave nën hetim dhe të pandehur, këto masa mbahen sekret.



