Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetNga një fitore me secilën, si paraqitet historiku i përballjeve kokë më...

Nga një fitore me secilën, si paraqitet historiku i përballjeve kokë më kokë mes Shqipërisë dhe çiftit Ukrainë-Suedi


Shqipëria ka mësuar këtë të enjte kundërshtarët e fazës play off, me kuqezinjtë që do të ndeshen më 26 mars me Poloninë dhe në rast kualifikimi, do të ketë përballë 5 ditë më vonë fituesin e Ukrainë-Suedi.

Përballë këtyre dy skuadrave, Shqipëria numëron nga një fitore me secilën.

Ukrainën e mundëm për herë të fundit një vit më parë në Ligën e Kombeve me përmbysje, me rezultatin 1-2, por në ndeshjen e kthimit në Tiranë, na mundi me të njëjtin rezultat.

Në total, me këtë kundërshtar numërojnë vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje.

Sa i përket Suedisë, kuqezinjtë nuk numërojnë asnjë fitore zyrtare, por vetëm një në miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1.

Në total, ata na kanë mundur 4 herë, ndërkohë që numërojmë dhe një barazim. Dueli i fundit me nordikët ishte miqësorja e marsit 2024, ku u mposhtëm 1-0.

 



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat