Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSpiropali dhe Marta Kos shëtitje në Tiranë, Ministrja: Në vigjilje të Samitit...

Spiropali dhe Marta Kos shëtitje në Tiranë, Ministrja: Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor


Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Spiropali publikoi një fotografi nga takimi në rrjetet sociale, ku shkruante:

“Me Martën, nëpër Tiranë. Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

Takimi vjen një ditë para samitit të rëndësishëm që do të zhvillohet në Shqipëri, ku do të diskutohet për mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj zhvillimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat