Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBalluku 7 orë “ngujim” në kryeministri, reagon ashpër Gazment Bardhi: Edi Rama...

Balluku 7 orë “ngujim” në kryeministri, reagon ashpër Gazment Bardhi: Edi Rama është duke përgatitur… – Sot News


Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me qëndrimin për më shumë se 7 orë në kryeministri të Belinda Ballukut.

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së dhe menjëherë iu drejtua kryeministrisë dhe zyrës së Edi Ramës.Bardhi thotë se Rama po përgatit një grusht shteti, pasi po shkelmon çdo ligj dhe nen të kushtetutës me mos-shkarkimin e Ballukut.

Më tej shton se Balluku ende nuk është pezulluar si deputet e parlamentit, megjithatë fundin e saj politik e shikon të afërt, ashtu sikurse edhe atë të Ramës.


REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti!

Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës “qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme”!

Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar! Pra, Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK, janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë. Çfarë turpi dhe mjerimi!

Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama! Fundi i tyre i shpejtë është shkruar nga sistemi korruptiv i qeverisjes që kanë ndërtuar vetë.

 

 

 



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat