Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSPAK zgjeron hetimet, jehonë deri në Paraguai / Franc Çopja dyshohet për...

SPAK zgjeron hetimet, jehonë deri në Paraguai / Franc Çopja dyshohet për ndikim në çmimin e drogës dhe lidhje me kartelet më të fuqishme

Operacioni i SPAK trondit rrjetin ndërkombëtar të drogës, përfshirje edhe në Paraguai

Një aksion i gjerë i SPAK për shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave në Paraguai.

Sipas raportimeve nga atje, një ish-menaxher sportiv me profil të njohur figuron si i lidhur ngushtë me organizatën shqiptare që kryente trafik kokaine drejt Evropës. Në artikujt e publikuar në rrjetin social “X” thuhet se shtetasi shqiptar Franc Çopja bashkëpunonte me Diego Benitez, i cili aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hetimet tregojnë se kjo organizatë kishte ngritur struktura të forta, duke krijuar edhe kompani të posaçme për të lehtësuar dërgesat e drogës përmes porteve europiane. Po ashtu, burime nga autoritetet lokale pohojnë se Çopja udhëtonte rregullisht drejt Paraguait për të negociuar blerjen e sasive të mëdha të kokainës, të ndara në fraksione të ndryshme.

Informacionet e mbledhura zbulojnë se ai është takuar me anëtarë të afërt të rrethit të Sebastián Marset në fermën “23 de Abril”, në San Roque González, pronë e Alberto Koube Ayala, i cili gjithashtu është nën hetim në kuadër të të njëjtit operacion.

Mediat paraguaiane theksojnë se aktiviteti i Çopjes në tregtinë e drogës ka qenë aq i madh, sa në disa raste ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokaine në tregun evropian.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat