Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetBalluku, qeveria dërgon në Kushtetuese ankimimin për pezullimin e zv.kryeministres

Balluku, qeveria dërgon në Kushtetuese ankimimin për pezullimin e zv.kryeministres


Qeveria ka dërguar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila mori vendim për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Veprimi vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së përbashkët me komisioneren Marta Kos në Tiranë, pas Samitit të Planit të Rritjes së BE, tha se çështja do të dërgohet në Kushtetuese.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim do të respektojë pavarësinë e drejtësisë por do të tentojë të ruajë dhe pavarësinë e ekzekutivit që sic tha ai, u cënua rëndë nga një vendim i një gjykatësi dhe një prokurori.

GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Belinda Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat