Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNdërhyrje brutale, arbitrare, flagrante, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese! U mblodh...

Ndërhyrje brutale, arbitrare, flagrante, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese! U mblodh prokurori me gjykatësin kokë më kokë… (VIDEO)


Rama del kundër pezullimit të Ballukut: Ndërhyrje brutale, arbitrare, flagrante, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese! U mblodh prokurori me gjykatësin kokë më kokë… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp krah Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, është prononcuar në lidhje me pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO. 

Rama e quajti të paprecedent në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe në Evropë, pezullimin dhe ndërhyrjen e drejtësisë në ezkekutiv. 

Rama e quajti ndërhyrjen brutale, ndërkohë dha sinjal të qartë se nuk do ta “dorëzojë” Ballukun, duke deklaruar se vendimi i pezullimit do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vendi deri në vendimin e GJK do të jetë pa zv.kryeministër dhe pa ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. 

“Rast unikal në Europë, ku nuk ka ndodhur që një prokuror dhe gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Por nëse një prokur special dhe një gjykatës special, i shkallës së parë të speciales, ka vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, zgjedhje jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstrem.

E thënë drejtpërdrejt, ne nuk mund ti përgjigjemi një arbitraiteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti. Nuk do të angazhohemi në një betejë politike, retorike, me drejtësinë. Do të vijojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do të respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministrit, dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar, te drejtësia në GJK.

Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo, për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.

Pezullimi është vendim i një gjykatë që do ta cojmë në GJK si akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. GJK duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën. Nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Për periudhën që flasim qeveria nuk ka zv kryeministër dhe ministër të infrastrukturës dhe energjisë”, tha ndër të tjera Rama. 



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat