Sunday, March 8, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeShembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Lapaj: Tenderat bëhen me telefon dhe fituesi...

Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Lapaj: Tenderat bëhen me telefon dhe fituesi dihet – Sot News


Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot është bllokuar totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor.

Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe përfituesi dihet”.

“Kur tenderat bëhen me telefon, e kur përfituesi dihet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet! Sot fati ka dashur që një shqiptar, apo disa të kenë shpëtuar, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka shkarë që në shiun e parë. Kujtoj që për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t’u ndërtuar dhe plot 260 milionë euro. Kjo është e papranueshme”, shprehet ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat