Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetMirlind Daku mesazh pakënaqësie ndaj Silvinhos: Durimi e humbi durimin...

Mirlind Daku mesazh pakënaqësie ndaj Silvinhos: Durimi e humbi durimin…


Mirlind Daku ishte vendimtar dje për Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares u rikthye te goli në kampionat pas dy muajsh, dhe i dha 3 pikë Rubinit kundër Akhmat Groznit.

Ishte minuta e 75-të, kur Daku bëri gjithçka mirë. Në festë u tregua disi i shfrenuar, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë duke humbur sfidën e radhës.

“Durimi e humbi durimin. Fitore e madhe”, shkruan Daku në rrjetet sociale duke treguar se postimi i kaluar nuk lidhej me situatën te Kombëtarja ku nuk mori minuta këtë muaj. Më parë kishte publikuar foto nga seanca stërvitore e Rubin Kazan duke shkruar: “Durimi është vlerë, prandaj kurrë nuk nxitohem”.

Daku është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus. Pas startit të vrullshëm është frenuar disi.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat