Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizJorit i ndodh e papritura, detyrohet të thërrasë helikopterin në Maldive

Jorit i ndodh e papritura, detyrohet të thërrasë helikopterin në Maldive


Modelja dhe influencuesja Jori Delli ka përjetuar një moment paniku gjatë pushimeve të saj në Maldive, pasi i ka humbur portofoli.

Ajo ka ndarë një video në Instagram ku shfaqet e shqetësuar, duke kërkuar menjëherë ndihmë nga miqtë e saj në Shqipëri dhe më gjerë për të gjetur një zgjidhje.

“Isha duke u bërë gati për të ngrënë darkë këtu në Maldive dhe vura re se nuk e kam portofolin,” u shpreh ajo në video, pa dhënë detaje mbi atë që mund të ndodhte.

Ajo tregoi se situata ishte aq serioze saqë ishte dashur ndërhyrje e madhe për kërkimin. “Tani po vjen një helikopter ta kërkoj, po e kërkojnë të gjithë portofolin tim,” tregoi Jori, duke shfaqur shkallën e alarmit në resortin luksoz pas zhdukjes së sendit.

Jori ka disa ditë që po shijon pushimet në Maldive me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat