Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizGeti 'gjen' fjalët më të rralla ndonjëherë për ditëlindjen e Marget

Geti ‘gjen’ fjalët më të rralla ndonjëherë për ditëlindjen e Marget


Reperi i njohur, Getoar Selimi (Geti), ka ndarë një urim tejet emocionues dhe të përzemërt për ditëlindjen e vajzës së tij, Marget, e cila sot mbush 4 vjeçe.

Në një postim në Instagram, bashkëngjitur me një foto të ëmbël të vogëlushes, Geti i drejtohet Marget me fjalë që shprehin dashurinë dhe krenarinë e tij të thellë si baba.

Geti e nisi urimin me fjalët: “Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës, fati e gjithë jeta do të mburohem me ty, Marget!”

Ai theksoi rolin e saj si forca dhe frymëzimi i tij.

“Ti më jep forcë e frymëzim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocionove, sepse me duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty.”

Urimi përmbyllet me dëshirën e tij më të madhe për të ardhmen e Margetës: “Gëzuar ditëlindjen, jeta babës. Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!” /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat