Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetErdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohen diskutimet mes dy presidentëve

Erdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohen diskutimet mes dy presidentëve


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan këtë të hënë ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ata kanë diskutuar propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Putin tha se propozimi i SHBA-së për Ukrainën mund të formojë bazën për një zgjidhje paqësore.

Presidenti rus tha gjithashtu se Rusia ka riafirmuar angazhimin e saj për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit. Nga ana tjetër Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të mbështesë procesin e paqes, duke sugjeruar Stambollin si një vend për negociata.

Plani amerikan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili u bë publik disa ditë më parë, dhe kundërpropozimet e paraqitura nga evropianët pas kontakteve që patën dje në Gjenevë me ukrainasit dhe amerikanët, e kanë rikthyer tani në qendër të zhvillimeve perspektivën e negociatave për paqe.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat