Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeAmbasadori Gonzato u thotë deputetëve të PE-së se kreu i PD nuk...

Ambasadori Gonzato u thotë deputetëve të PE-së se kreu i PD nuk është properëndimor, ka axhendë MAGA-ën dhe jo integrimin


Berisha i quan shpifje deklaratat e zyrtarëve të BE-së: Ambasadori Gonzato u thotë deputetëve të PE-së se kreu i PD nuk është properëndimor, ka axhendë MAGA-ën dhe jo integrimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD është para disa sulmeve, sipas tij nga individëve të caktuar që përfaqësojnë në Shqipëri BE.

berisha

Berisha drejtoi gishtin nga ambasadori BE, Silvio Gonzato, që sipas tij i thotë deputetëve të PE se ‘kreu i PD nuk është pro perëndimor, ka axhendë MAGA-ën dhe jo integrimin’.

Sipas Sali Berishës, Gonzato u përcjell ligjvenesve evropiane propagandën e Edi Ramës. Ai thekson se “PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit”.

“Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian.

Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.

Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi axhenda e tij është MAGA dhe jo integrimi”, tha Sali Berisha, i cili hodhi poshte pretendimet e ambasadorit, duke deklaruar se “jane trillime dhe ashtrime”.

Pjese nga deklarata 

PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit. Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.

Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka axhendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët. Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar.

Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë.

Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit. Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE.

Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel. Këto janë shpifje të turpshme.

Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme. Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo!



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat