Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Ja si përgjigjet eksperti i...

Kush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Ja si përgjigjet eksperti i njohur – Sot News


Eksperti dhe pedagogu, Azmi Stringa, i ftuar këtë të martë në nje studio televizive, ka folur mbi atë që po ndodh brenda politikës shqiptare, ku drejtësia po godet ashpër, si kurrë më parë.

Stringa tha se në Shqipëri po goditen ata që kanë ndërtuar sistemin në atë mënyrë sa zilet e alarmit të korrupsionit të mos binin kurrë.

Pjesë nga biseda:

Stringa: Shteti është ndërtuar në një mënyrë të tillë. Mendoni një dhomë që ka shumë zile të vendosura. Këto zile janë ose për të parandaluar një gjë të keqe dhe për t’i dhënë sinjalin, ose për të lajmëruar, ose për ta kapur hajdutin pasi është futur dhe po përpiqet të dalë. Ndodh që miu futet dhe nuk kapet nga asnjë nga zilet, dhe kjo është në rregull për sistemin, sepse është i pranueshëm. Por mendoni pak, futet elefanti i parë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i dytë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i tretë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Kjo është e pamundur. Të paktën një nga zilet duhet të kishte rënë, nga këto që ne i quajmë sistemet e kontrollit që ka qeveria. Këto sisteme fillojnë nga miratimet, kontrollet, kontrolli i pasfakteve, kontrolli i situatave, të gjithë këto sisteme që ne kemi me njerëz të pafund. Dhe pyetja që shtrohet është: Kush është përgjegjës për ngritjen e këtij sistemi të zileve? Dhe kush është personi ose personat, që kanë aftësinë më të mirë për t’i fikur të gjitha zilet njëkohësisht? Në qoftë se unë jam një nga zilet, unë e maksimizoj zilen time dhe mbaj përgjegjësi për të. Nuk të detyroj dot ty ta fikësh ti zilen tënde. Drejtimi, sipas standardeve ndërkombëtare, është ai që është i aftë t’i fikë të gjitha zilet. Dhe kjo është diçka që duhet ta shqetësojë Ramën, qoftë për ngritjen e arkitekturës si kryeministër, qoftë për ngritjen e arkitekturës që ka ngritur njerëz, i cili ka bërë, me veprim ose mosveprim, një gjë themelore.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat