Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizÇka po ndodh mes Lumit e Trejsit? Komenti i saj i shton...

Çka po ndodh mes Lumit e Trejsit? Komenti i saj i shton ‘benzinë’ dyshimeve


Prive by Liberta Spahiu raportoi pak ditë më parë ekskluzivisht mbi natyrën e vërtetë të marrëdhënies mes Lumbardh Salihut dhe Trejsi Sejdinit.

Sipas raportimit tonë, dyshja janë bërë bashkë për arsye profesionale, si pjesë e një projekti të rëndësishëm aktrimi me markën ndërkombëtare “MetDaan”.

Videot që kanë qarkulluar, ku ata duken shumë të afërt, janë konfirmuar si skena filmi, ku ata luajnë rolin e një çifti.

Megjithatë, duket se për ndjekësit, ky shpjegim nuk e ka mbyllur plotësisht kapitullin e thashethemeve. Fansat kanë vënë në pah një detaj të ri në rrjetet sociale që po ngjall sërish dyshime të forta.

Në një nga postimet e fundit të fituesit të BBVK2, Trejsi Sejdini ka lënë një koment publik që nuk ka kaluar pa u vënë re: “Hottie”.

Përdorimi i këtij termi që përkthehet si “tërheqës” apo “seksi” ka bërë që rrjeti të ziejë nga pyetjet. Zakonisht, komentet mes kolegëve kufizohen tek mbështetja profesionale, por zgjedhja e fjalës “Hottie” nga modelja është interpretuar si shenjë e diçkaje më shumë.

A është ky koment thjesht një vazhdimësi e lojës së tyre aktoriale për t’i dhënë më shumë vëmendje projektit? Apo afrimiteti në shesh-xhirim, mes dy personazheve që gëzojnë statusin “single”, ka bërë që kufijtë mes punës dhe pëlqimit personal të zbehen? /Prive By Liberta Spahiu

The post Çka po ndodh mes Lumit e Trejsit? Komenti i saj i shton ‘benzinë’ dyshimeve appeared first on Privebruto.



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat