Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetNdalimi i monopatinave, qytetarët pas 30 ditësh arrijnë të marrin mjetet e...

Ndalimi i monopatinave, qytetarët pas 30 ditësh arrijnë të marrin mjetet e bllokuara


Që prej datës 13 tetor është ndaluar përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në vendin tonë. Për shkak të këtij vendimi mbi 1000 mjete elektrike janë sekuestruar në Tiranë gjatë kësaj kohe.

Pas 30 ditëve nga momenti i bllokimit, për të tërhequr monopatinat, qytetarët duhet të paraqesin pranë Komisariatit të Policisë Rrugore një vërtetim pronësie, siç është fatura e blerjes.

Euronews Albania mëson se pas përfundimit të këtij afati disa qytetarë kanë arritur të marrin mjetet e tyre në momentin që kanë paraqitur dokumentin e nevojshëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ende nuk kanë hartuar kuadrin ligjor sa i përket lejimit të përdorimit të monopatinave.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat