Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSPAK propozon Jon Ketën në krye të BKH! Lexo.al parashikoi procesin që...

SPAK propozon Jon Ketën në krye të BKH! Lexo.al parashikoi procesin që në 26 Qershor


SPAK ka propozuar Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të marrë drejtimin e institucionit. Emri i tij pritet t’i dërgohet së shpejti Këshillit të Lartë të Prokurorisë për votim dhe miratim.

Njoftimi

Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.

Duhet thënë se Lexo.al ka pasur burime të besueshme që në datë 26 Qershor mbi formalitetin e përzgjedhjes, i cili sipas të dhënave ka hije për paracaktim.

Megjithatë Jon Keta ka qenë kandidat me avantazhin e kohës, duke qenë se ka mbajtur postin e zv.Kreut të BKH, edhe kjo ndoshta nuk e vendos në dyshim procesin edhe pse burimet e kanë parashikuar.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat