Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeVendim i qeverisë/ Projektligj për mbrojtjen e sinjalizuesve të shkeljeve - Sot...

Vendim i qeverisë/ Projektligj për mbrojtjen e sinjalizuesve të shkeljeve – Sot News


Qeveria ka miratuar projektligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Projektligji përcakton rregulla për mbrojtjen e sinjalizuesve që raportojnë shkelje ligjore nëpërmjet mekanizmave të krijuara.

Gjithashtu qëllimi i këtij projektligji është të nxisë sinjalizimin e shkeljeve të mundshme.

Fusha në të cilat do të zbatohet ky ligj përfshijnë veprime të kundërligjshme, që cenojnë interesin publik, përfshirë keqpërdorimin e funksionit publik, korrupsionin e keqadministrimin e fondeve ose të burimeve publike, si dhe çdo veprim tjetër që dëmton transparencën, llogaridhënien e integritetin në administratën publike dhe përbën shkelje të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, si dhe të normave të nxjerra nga organizata ndërkombëtare.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat