Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti deklaroi sot se bonusi i dhjetorit për pensionistët nuk është i mjaftueshëm, bazuar në pretendimin e qeverisë.
I ftuar në një studio televizive, Teliti u shpreh se ndryshe nga sa u prezantua, nuk bëhet fjalë për ndonjë buxhet historik, pasi shifrat flasin ndryshe.
Teli shtoi se adresimi i çështjes kërkon zgjidhje në aspektin financiar dhe jo thjesht premtim.
“Flitet që vitin e ardhëm do bëhet një gjë e madhe me pensionistët. Po flasim për një skemë financiare. Dhe dy janë zërat nga skema, një është indeksimi nga pensionet dhe tjetri lidhet me bonusin e fundvitit. Bonusi është 100 milionë euro në total. Vitin e ardhshëm parashikohet 3 milionë më shumë. Pra, ajo që do jepet sot në fund të vitit, do të shtohet vitin që vjen. Thuhet sikur është buxhet historik. Adresimi është në aspektin financiar. U jepet një llokëm në fund të vitit. Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa”,-tha Teliti.



