Gazetari Reldar Dedaj komentoi sot qëndrimet e fundit të kreut të grupit parlametar të Partisë Demokratike.
I ftuar në një studio televizive, Dedaj tha se Bardhi është një individ që e ka ndarë në dy pjesë grupin parlaementar dhe se nuk vjen si politkan i votës, por i konjukturave.
Dedaj u shpreh se veç të tjerash, Bardhi imponon dhe po tërheq zvarrë partinë drejt agjendës së tij personale.
“Kush është ky individ që e ndan në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për çfarë interesash? Gaz Bardhi ka një rol që vjen si pasojë e konjukturave politike dhe asaj çfarë i ka dhënë në një kohë të vështirë Sali Berishës për të marrë PD-në, por nuk vjen si politikan i votës. Sjellje të tilla i atribuohen politikanëve të votës. Mbi të gjitha, politikanëve që shkojnë e kandidojnë në qytetin e tyre. Është i vetmi politikan që nuk ka kandiduar asnjëherë në qytetin e tij, ka kandiduar në Fier dhe Elbasan, vetëm në Kavajë jo. Nuk vjen si produkt i votës dhe imponon e tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij personale”,-tha Dedaj.



