Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetGjykata KUSHTETUESE shtyn vendimin për marrjen në shqyrtim të çështjes së Belinda...

Gjykata KUSHTETUESE shtyn vendimin për marrjen në shqyrtim të çështjes së Belinda Ballukut! Zbulohet data


Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Sander Beci relator i çështjes dhe Sonila Bejtja, vendosi që diskutimi të shtyhet për javën e ardhshme.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor, ku pritet që Kolegji të shqyrtojë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në trajtim.

Ekzekutivi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga posti i zv/kryeministres, duke e konsideruar atë një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Gjykata Kushtetuese pritet të përcaktojë në ditët në vijim nëse çështja do të kalojë apo jo në shqyrtim të plotë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat