Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaBotaTë shtënat me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, SHBA pezullon...

Të shtënat me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, SHBA pezullon të gjitha vendimet ndaj kërkesave për azil


Administrata e Donald Trump ka pezulluar përkohësisht të gjitha vendimet për azil, pas të shtënave me armë zjarri në Washington DC ndaj dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare. Drejtori i Shërbimit të Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS), Joseph Edlow tha se procesi do ndalohet derisa “të garantohet verifikimi maksimal i çdo të huaji”.

Vendimi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti Trump premtoi një “pezullim të përhershëm të migracionit” drejt SHBA-së nga të gjitha vendet e ashtuquajtura “të botës së tretë”. Paralajmërimet e tij pasuan sulmin e së mërkurës, për të cilin është arrestuar 29-vjeçari afgan, Rahmanullah Lakanwal, i cili kishte shkuar në SHBA në vitin 2021 përmes një programi për afganët që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane.

USCIS u ka kërkuar zyrtarëve të mos marrin vendime për aplikimet për azil, megjithëse puna për shqyrtimin e tyre mund të vazhdojë deri në fazën para-vendimit. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha kërkesat e emigracionit nga Afganistani dhe kanë paralajmëruar rishqyrtim të kartave të gjelbra për qytetarë nga 19 vende të ndryshme.

Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj emigracionit pas ngjarjes. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që SHBA të respektojë angazhimet ndërkombëtare për mbrojtjen e azilkërkuesve.

Njëra anëtare e Gardës që u plagos, 20-vjeçarja Sarah Beckstrom, ndërroi jetë, ndërsa pjesëtari tjetër i Andrew Wolfe, po lufton për jetën.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat