Policia ka arrestuar vajzën e këngëtares Eli Fara, Marina Farën.
Në dokumentet zyrtare, ajo figuron me emrin Roxhensa Kapurani, pasi mban mbiemrin e babait.
Sipas njoftimit të policisë, efektivët e Komisariatit të Policisë së Vorës i sekuestruan një sasi kokaine.
“U ndalua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Vorës i gjetën një sasi të dyshuar narkotike, kokainë”, thuhet në deklaratën e uniformave blu.
Mësohet se Marina Farës iu gjetën 4 doza kokaine, me peshë totale 4.4 gram, të cilat u zbuluan brenda automjetit. Në momentin e kontrollit, ajo ishte e vetme në makinë. Sasia e drogës u kap gjatë një kontrolli rutinë nga policia.
Gjatë marrjes në pyetje, vajza e këngëtares ka deklaruar se substanca ishte për përdorim personal.



