Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizJori Delli ndan ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi një infarkt

Jori Delli ndan ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi një infarkt

Ish-banorja e BBV2, Jori Delli, ka reaguar ashpër në rrjete sociale për gjendjen ku ndodhet shëndetësia shqiptare.

Duke treguar një rast personal që i ndodhi me të atin në Shqipërinë e Mesme, Jori tha se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që po pushonte në Durrës.

Sipas saj, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, por nuk mori trajtimin e duhur mjekësor, duke u detyruar të transferohej drejt kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miqKëto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.

Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.

Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.

Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.

Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat