Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Berisha vlerëson Gazment Bardhin dhe e konfirmon në krye të grupit të...

“Berisha vlerëson Gazment Bardhin dhe e konfirmon në krye të grupit të PD: E ka përmbushur rolin me dinjitet”

Megjithëse thekson se vendimin do ta marrë grupi parlamentar, Sali Berisha e ka konfirmuar sot Gazment Bardhin si drejtuesin e deputetëve në Kuvend, në datën 10 shtator.

Gjatë një konference për shtyp, ku u pyet nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, Berisha u shpreh me vlerësime maksimale për Bardhin.

Pyetje: Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator?

Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar.

Pyetje: Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator?

Berisha: Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton.

Pyetje: Ju do e votoni?

Berisha: A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Kaq.

Pyetje: Do ta hapni seancën e 10 shtatorit?

Berisha: Nuk mund ta hap kurrë një Parlament jolegjitim, nuk mund t’i bëj vendit tim një anti-shërbim të tillë. Po të ishte legjitim, do ta bëja me kënaqësi. Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat