Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetDALIN EMRAT/ Me kallash mes Kombinatit! Qëlloi drejt makinës, 28-vjeçari: Më dhunuan,...

DALIN EMRAT/ Me kallash mes Kombinatit! Qëlloi drejt makinës, 28-vjeçari: Më dhunuan, por s’doja t’i vrisja

Oltjon Asllani (i njohur si “Vodollari”) dhe shoku i tij, Serxhio Bajza, të cilët qëlluan me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, janë lënë në burg.

Asllani, 28 vjeç, ka pranuar përpara togave të zeza se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit në pronësi të R. Kurteshit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona. Ai ka deklaruar se nuk kishte qëllim të vriste, por vetëm të trembte individët që e kishin dhunuar fizikisht.

Ndërkohë, Bajza është shprehur se e ka shoqëruar me makinë shokun e tij jashtë dëshirës, pasi është ndjerë i kërcënuar prej tij.

Më herët, 28-vjeçari Asllani ishte dhunuar nga katër persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën dhe, i shoqëruar nga Bajza, 30 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua, nisi të qëllonte me kallashnikov drejt makinës ku udhëtonin dy prej personave me të cilët ishte konfliktuar për shkak të një përplasjeje në rrugën pranë banesës së tij.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat