Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetArrestimet e inspektorëve nga SPAK/ Reagon IMT Tiranë:Dënojmë praktika të tilla abuzive

Arrestimet e inspektorëve nga SPAK/ Reagon IMT Tiranë:Dënojmë praktika të tilla abuzive

Pas arrestimeve nga SPAK/ Reagon IMT Tiranë: Shkarkohen nga detyra punonjësit e përfshirë, veprimet ishin individuale

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka dalë me një reagim pas operacionit të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, ku dy punonjës të këtij institucioni u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Në deklaratën zyrtare, IMT bën të ditur se distancohet plotësisht nga veprimet korruptive të individëve të përfshirë, duke theksuar se rasti nuk ka lidhje me misionin dhe punën e institucionit.

“Veprimet e këtyre punonjësve janë sjellje të izoluara dhe aspak përfaqësuese për IMT-në. Këto praktika janë të papranueshme dhe institucionit nuk mund t’i hidhet hije dyshimi për shkak të individëve që kanë shkelur ligjin”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, IMT bën me dije se ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë masat administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

“IMT mbetet i përkushtuar të punojë me integritet, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të interesit publik dhe mbrojtjes së territorit”, thekson më tej institucioni, duke i bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të çojnë hetimet deri në fund dhe çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat