Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeU pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, e pandehura Belinda Balluku...

U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, e pandehura Belinda Balluku ankimon vendimin në Apelin e GJKKO-së – Sot News


Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda (GJKKO) që e ka pezulluar nga detyra dhe i ka ndaluar daljen jashtë vendit. Kolegji pritet të mblidhet sot, dhe pas diskutimesh pas do të vendosë nëse do ta kalojë apo jo në mbledhjen e gjyqtarëve.

Vendimi i GJKKO-së u dha më 22 nëntor dhe ka shkaktuar një debat të gjerë politik rreth masave të sigurisë për anëtarët e qeverisë. Qeveria ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për të shmangur zbatimin e vendimit të gjykatës.

Apeli pritet të hedhë shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin dhe të caktojë datën e seancës. Vendimi i pezullimit ndaj Ballukut, vjen si pasojë e hetimeve për tenderin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë dhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Përveç Ballukut, e cila është marrë e pandehur, në masën ‘arrest shtëpie’ janë dy vartësit e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe administratori i KESH, Erald Elezi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat