Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Pusho i qetë xha Edi', Mozzik i jep lamtumirën xhaxhait të Lotinës

‘Pusho i qetë xha Edi’, Mozzik i jep lamtumirën xhaxhait të Lotinës


Mozzik ka ndarë një postim të trishtë në rrjete sociale.

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë Bedri Haziri, i cili është mixha i Lotinës dhe vëllai i ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit.

Reperi ndau një foto në Instastory, ku shfaqej së bashku me Bedri Hazirin, teksa të dy qeshnin dhe ngrinin dolli.

Në këtë mënyrë, Mozzik zgjodhi t’i thotë lamtumirë njeriut të afërt të parnteres së tij, me një mesazh prekës.

Në mbishkrimin e fotos, Mozzik shkruante fjalë zemre për të ndjerin:

“U largove pa zhurmë, si ai që nuk do t’i lodhë të gjallët, por pas le emrin, fjalën, të pathyeshme si shkëmbi. Pusho i qetë Xha Bedri (Bedri Haziri) e na shiko prej së larti, se nuk të harrojmë kurrë. Ngushëllime familjes Haziri!”

Ky postim i Mozzik tregon lidhjen e ngushtë që Mozzik ka krijuar me familjen e Lotinës. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat