Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeRama të flejë i qetë, PD-së nuk i falen “Gërdeci”, “21 Janari”,...

Rama të flejë i qetë, PD-së nuk i falen “Gërdeci”, “21 Janari”, “Piramidat” dhe Ligji 7501


Ish-deputeti Dashnor Sula godet Berishën: Rama të flejë i qetë, PD-së nuk i falen “Gërdeci”, “21 Janari”, “Piramidat” dhe Ligji 7501

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” se “Sali Berishës nuk i falet Piramida në vitin 1997, tragjedia e Gërdecit dhe “21 Janari 2011”.

Dashnor Sula u shpreh më tej se Edi Rama mund të flejë gjumë i qetë për sa kohë Sali Berisha është në krye të Partisë Demokratike.

“Sali Berisha nuk ka ikur nga PD në 2013. Basha ka qenë thjesht një CEO dhe pronari ka qenë Berisha. Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, ka 35 vjet që dominon të djathtën.

Partia Socialiste, bija e Partisë së Punës, nuk ka gjynahe si Partia e Punës, por ka një gjë që nuk e kanë demokratët. PS ka shumë herë më shumë korrupsion se PD, por PD nuk e falin Piramidat në 97, Gërdecin, 21 janarin dhe ligjin 7501.

Unë kuptova që Basha është i shitur. Basha, kur u shkëput nga Berisha tha se kam marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, ne e besuam.

Basha fjeti gjumë kur ne i thoshim dil në terren. Politika në fund të ditës matet me veprime dhe rezultat. 6 marsi provoi që Basha si kryetar kishte humbur anëtarësin dhe partinë.

Partia nuk është te godina. Qëkur u thyen premtimet e foltores, nisën vjedhjet. Pa ikur Berisha, Rama të flejë gjumë.”-tha Sula.

Sali Berisha në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nuk e bëri pjesë të listës së kandidatëve Dashnor Sulën. Që prej atij momenti, Dashnor Sula sulmon Sali Berishën dhe e akuzon për keqmenaxhim brenda selisë blu.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat