Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Pezullimi cenon interesin publik”/ Shtyhet padia, Meçe: Gjykata Kushtetuese, nuk duhej ta…...

“Pezullimi cenon interesin publik”/ Shtyhet padia, Meçe: Gjykata Kushtetuese, nuk duhej ta… – Sot News


Analisti i njohur Arben Meçe thotë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta kishte shtyrë vendimmarrjen për padinë e kryeministrit Edi Rama, kundër vendimit të GJKKO-së, që vendosi të shkarkojë nga detyra ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Ai theksoi se tentativa e SPAK për të shmangur Parlamentin tregon se institucionet tona të drejtësisë po keqpërdoren për interesa të caktuara, që mund të bien ndesh qoftë dhe me interesin kombëtar.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet kurrsesi të legjitimojë krijimin e një precedenti të rrezikshëm.

“Deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese, janë të pezulluar posti i ministrit dhe zv.kryeministrit, por nuk zëvendësohet dot deri në vendim të Kushtetueses ky vend është vakant. Vendi i ministrit dhe zv.kryeministrit janë pezull dhe kryeministri nuk mund të bëjë zëvendësimet pa dhënë vendim Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kishte shtyrë një vendimmarrje të tillë, sepse ehte një dispozitë e thjeshtë. Tentativa për të shmangur Parlamentin, është një tentativë e institucionit, që po keqpërdoret. Pezullimi cenon interesin publik.”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese vendosi që më 12 dhjetor të shqyrtojë padinë e kryeministrit Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe njëherësh Ministres së Infrastrukturës



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat