Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeTakimi i Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët në Durrës alarmon PD-në e...

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët në Durrës alarmon PD-në e Berishës, por fiton simpatinë e publikut


Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit me demokratët në Durrës alarmon PD-në e Berishës, por fiton simpatinë e publikut

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, deklaroi nga foltorja gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës se qytetarët po përballen me një autokraci. Ervin Salianji tha se shqiptarët thërrasin me dhimbje ndërsa shtoi se këto thirrje duhet të rendojnë në peshën e përgjegjësisë së çdo politikani.

Teksa akuzoi Edi Ramën se ka shkatërruar vendin dhe se është autokrat, nuk la pa kritikuar Partinë Demokratike. Salianji tha se shqiptarët janë larguar dhe se zgjedhjet janë kthyer në një arenë lufte edhe për shkak të paaftësisë së opozitës për të bindur shqiptarët për të shkuar drejt kutive të votimit.

“E kam ndjerë këtë thirrje. PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Ky ndryshim fillon edhe nga kjo sallë si takim i parë që po zhvillojmë me demokratët.

Nga ky brez që i dëgjuat pak më parë, nga kjo energji e pashterrshme në PD por që nuk iu jepet mundësia për arsye që i dini. Shqipëria sot po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet, po plaket, sikur jeta e një kombi të kishte filluar numërimin mbrapsht.

Edi Rama është autokrati që përfaqëson një grush njerëzish. 40 për qind e popullsisë është larguar. Kjo nuk është statistikë, është kambanë mortore për një komb. Shqiptarët janë krenaria jonë në çdo cep të globit.

Kemi dëbuar fytyrën më të bukur të Shqipërisë, por ata nuk e kanë harruar vendin. E duan Shqipërinë dhe presin nga ne një gjë të thjeshtë, t’i japim së bashku arsye që të kthehen në Shqipëri.

Sot është koha për të folur edhe për ne, demokratët. Edi Rama ka rrethuar votuesit. Përdor mjete të ndyra në politikë dhe ka prishur procesin politik në Shqipëri. Zgjedhjet janë si një luftë mes ndërvarësisë për bukën e gojës, shtrëngimin me vendin e punës, apo sipërmarrjen, zhvlerësimin e qytetarit të lirë apo krimit të organizuar.

Duhet ta themim hapur dhe me sinqeritet, një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e PD si forca më e madhe opozitare në vend, për të qenë bindëse, për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet.

Unë kam një thirrje sot për të gjithë shqiptarët. Bashkohuni me ne. Do ta mundim Edi Ramën bashkë, të hapur të bashkuar, të ripërtërirë dhe do t’i sjellim Shqipërisë ndryshimin.”-tha Salianji.

Bardhi flet si Berisha

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ndërsa në të njëjtën kohë Ervin Salianji zhvillonte një takim me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si i duket ky takim, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

Milori e pyeti nëse kjo ndarje mund të jetë shqetësuese për bazën dhe demokratët, ndërsa Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: (çdo mbledhje jashtë forumeve është private). PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.

Gazetarja Milori e pyeti më tej se nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën.

Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai.

Alarm te PD Durrës

Takimi i paralajmëruar i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, duket se ka alarmuar edhe krerët e PD-së lokale.

Pas deklaratës së Berishës se takimi ishte për interesa personale, dy kryetarët e degëve në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa kanë nxituar të dërgojnë një sms automatike për rreth 5 mijë anëtarë të kësaj force politike.

Ata thonë se Salianji dhe Alimehmeti janë persona të paautorizuar dhe se analiza do të bëhet brenda forumeve të partisë.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një prej anëtarëve, i cili i kërkon dy krerëve lokale të mos i bien më numrit të tij.

SMS automatik i krerëve të PD:

I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!
Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.

Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.

Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.

Me respekt,
Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2,
Ard Muka dhe Osman Stafa

Përgjigjja e qytetarit:

Zotri mose mi bjerni me kti numri jame larguar me kohe nga kjo parti qe i thone Berishizem ok

Pjesëmarrja e lartë në takimin e parë të Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, është komentuar edhe nga kryeredaktori i Rilindjes Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nisur nga ky takim, nëse çdo deputet do të mblidhte 500 demokratë nëpër salla, perceptimi që opozitën nuk e ndjek njeri nga mbrapa, nuk do të ishte i vërtetë.

“Nëse çdo drejtues i opiozites, çdo deputet do te mbledhe per te diskutuar dhe debatuar me bazen nga 500 demokrate, qyetare, te rinj dhe te eja ne takime, ne zonat ku ka marre mandatin, atehere do te kishim nje panorame te ndryshme te opozites sot, dhe te jeni te sigurte qe regjimi nuk do te mund te mbijetonte me shume se disa jave. Ato prurje do te ktheheshin shume shpejt ne nje ortek ne Tirane”, shkruan Kasmi.

Sipas tij, “Nese kjo nuk ka ndodhur deri tani, atehere çfare po prisni, dhe nese nuk e beni dot, atehere perse qendroni aty ku jeni? Kujt i hyni ne pune? Apo prisni si gjithmone gjithçka nga Berisha dhe te ndani me pas llokmat. Dhe mos thoni me te pakten se nuk ka njerez. Jane 520 mije vota, 520 mije fryme te gjalla kunder disa te vdekurve te gjalle!”.

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha.

“Kjo tregon se demokratët mbështesin një diskurs tjetër të PD. Salianji do të pozicionet kundër Berishës sepse Berisha do ta shpallë armik. Salianji duhet të kuptojë ku e ka forcën e tij.

Salianji sot ka raporte të mira me liderët e partive të reja dhe ka mbështetjen e atyre strukturave që janë të reja dhe s’janë konsumuar në të shkuarën me poste dhe me pushtet.

Ai ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se shoh kryetar të PD, por duhet të ndërtoje profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani”, tha ai tha ai në një intervistë për Report TV.

Militanti nga Korça, Ilir Vrenozi, që njihet për mbështetës i Berishës, duket se e ka ‘tradhëtuar’ kreun e PD-së, dhe ka mbështetur lëvizjen e fundit të Ervin Salianjit.

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, Vrenozi shprehet se zëri ndryshe e forcon partinë dhe se ka një bravo të madhe për Ervin Salianjin, i cili, sipas Vrenozit, nuk ka vënë shishen e qumështit për të zënë radhën e të presë që të vdesë Sali Berisha për t’i zënë vendin.

Po ashtu, demokrati korçar ka qenë i ashpër me ata që kanë filluar dhe sulmojnë Salianjin si armik, duke u shprehur që të shkojnë e të .ihen se nuk janë demokratët kështu që të sulmojnë atë që ka mendim ndryshe.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat