Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Nuk të vjen turp'/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut...

‘Nuk të vjen turp’/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje – Sot News


Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por më pas u është hequr nga drejtuesja e seancës, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.

Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.

“Ti ke shumë probleme që ta dish”, tha Klevis Balliu nga vendi.

“Zoti Balliu keni vërejtje për sot”, iu përgjigj drejtuesja e Kuvendit.

“E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë”, iu përgjigj Balliu.

Ndërkohë Bardhi dhe Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat