Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetDOKUMENTI/ Pas lëvizjes së Salianjit, PD vihet në alarm: Nxjerrin udhëzim urgjent...

DOKUMENTI/ Pas lëvizjes së Salianjit, PD vihet në alarm: Nxjerrin udhëzim urgjent për analizën e brendshme


Pas lëvizjes së fortë të Ervin Salianjit selia blu është vënë menjëherë në lëvizje.
Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm për nisjen e analizës së brendshme pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke e bërë procesin emergjent dhe të detyrueshëm në të gjitha degët e vendit.

Dokumenti, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, mban numrin e protokollit 650 dhe datën 2 dhjetor 2025. Ai vjen në një kohë kur Salianji ka njoftuar dhe ka realizuar takime në degët lokale të PD, ku e nisi një ditë më parë nga Durrësi.

Udhëzimi detyron të gjitha degët e PD-së të nisin një proces të gjerë analize.

Koha e publikimit të udhëzimit lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen e Salianjit. Aktivizimi i tij në bazë është lexuar si sinjal për rritje të ndikimit dhe tentativë për të pozicionuar veten në proceset që PD pritet të hapë së shpejti.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat