Gjatë një interviste televizive, gazetari Basir Çollaku komentoi raportimet ndërkombëtare për përfshirjen e grupeve kriminale në Shqipëri dhe përdorimin e termit “narkoshtet” nga prokurorë e ekspertë të antimafias.
Çollaku theksoi se ky cilësim, i ardhur sipas tij nga institucione të huaja ligjzbatuese, ngre pyetje të rënda mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, ndikimin e organizatave kriminale dhe rolin e qeverisë në këtë realitet. Ai iu referua operacioneve të fundit ndërkombëtare dhe zgjerimit të aktiviteteve të mafieve të huaja në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata kërkon një reagim të koordinuar global dhe se shqetësimet tashmë janë bërë pjesë e debateve edhe në institucionet amerikane dhe europiane.
Basir Çollaku:
Emërtesa narko-shtet për Shqipërinë vjen nga prokurorët e antimafias, vjen nga ekspertët e luftës kundër krimit të organizuar, qofshin këta italianë, amerikanë, europianë, gjermanë, të botës demokratike, të zbatimit të ligjit, të partnerëve shqiptarë. Dhe ajo çfarë duhet të mundojë gjithkush kur lexon këto emërtesa, edhe zyrtarët sepse kur vijnë nga oficerë policie, nga prokurorë, nga gjyqtarë, nga njerëz që kanë dosje nëpër duar, që kanë procese nëpër duar, pyetja që të vjen është, ore, kemi narko-shtet?
Kush e drejton një narko-shtet? Një narko-shtet e drejton një trafikant droge. Se nuk mund ta drejtojë një kryeministër që lufton trafikun e drogës dhe vendi i drejtuar prej tij të jetë narko-shtet. Pra nuk rrinë bashkë. Luftëtari ndaj drogës dhe narko-shteti janë të kundërt. Në rastin kur ne jemi të tillë, jemi bërë falë lejimit, aksionit, kontributit të kreut të qeverisë në këtë emërtesë fatkeqe për shqiptarët, atëherë kjo do të thotë që po, Shqipëria drejtohet nga një bashkë-trafikant. Mos u çoni vetëm sepse organizatat kriminale, bordi i mafias, ka karriget e tyre ku hyn edhe kreu i qeverisë.
Po shohim në muajt e fundit që më tepër shtypi europian dhe amerikan po shkruajnë për përfshirjen e grupeve kriminale, organizatave kriminale ndërkombëtare, ndërkombëtare dhe në operacionin e fundit kujtojmë këtu që ishte mes strukturës së posaçme dhe antimafias së Brescias.
Kemi gjithmonë e më tepër, gjithmonë këto konstatime në këto aspekte, sepse terreni që mafia ka fituar në Shqipëri, këtë herë kishim Sacra Corona Unita-n, pra me gjeografinë e saj të shtrirë në Shqipëri për aktivitetet kriminale. Më përpara kemi hasur shpesh Ndrangheta-n, Sinaloa-n, pra grupe kriminale ndërkombëtare, sepse edhe gjeografia e aktivitetit të grupeve shqiptare e shtrirë tashmë si një fuqi narkotike në Amerikën Latine dhe në Europë, e bën këtë ushtri të trafikut, të krimit të organizuar, të mafias, të ketë shënduar dhe t’ia ketë marrë atë sipërfaqe të kontrollit ekzekutivit dhe agjencive të zbatimit të ligjit.
Pra jemi në një rast vërtet që kërkon një luftë ndërkombëtare dhe nuk mund ta bëjnë agjencitë e Shqipërisë, edhe për faktin se një pjesë e tyre janë të vetëpërfshirë. Ne shohim përpëlitjen dhe dëshpërimin e Ramës për duke u lutur për Ballukun, aq sa do të besoja se nesër do të dalë, aman mos e çoni Ballukun në të pezulluar se një ditë më vonë nuk do lindë as dielli.
Nuk do të dalë dielli po shkoi ajo në pezullim nga detyra. Pra, kjo lidhet njëkohësisht edhe me rreshtimin që po i bëhet kryeministrit. Krim, korrupsion, plaçkitje, grabitje, para publike, prona publike, offshore që përqasen nga milionat e krimit, të korrupsionit të dërguar, të eksportuar prej këtu, të riinvestuara në Europë. Tashmë ne jemi bërë çështje në Kongresin Amerikan, në Senatin Amerikan, nga Departamenti Amerikan…



