Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBamirësitë e Edi Ramës me afganët, qokat e kryeministrit me paratë e...

Bamirësitë e Edi Ramës me afganët, qokat e kryeministrit me paratë e shqiptarëve për Hilari Klinton – Sot News


Kryeministri Rama në një takim bamirësie me bamirësin Arbër Hajdari u mundua të vetëglorifikohej me pritjen që ju bëri 700 afganëve pasi SHBA dhe NATO u largua nga Afganistani. Edi Rama u rrek të lavderonte veten duke paraqitur si humanizëm të tij sjelljen e 700 afganëve në Shqipëri, të cilët kishin ngelur rrugëve pas ikjes së SHBA.

Padyshim që reagimi i këtij tipit kryeministër  erdhi pas titullit të gazetës SOT: “Presidenti Trump i mbyll dyert afganëve, Edi Ramës i mbeten në derë sorosianët e Afganistanit, i shkon dëm dekorata e Hillary Klinton”.  Që nga titulli merret vesh pse Edi Rama i priti 700 persona nga Afganistani, të cilët ja futi si kosto takasve të shqiptarëve vetëm për të marrë një llamarinë të qelbur në formë dekorate nga Hillari Klinton. Ska humanizëm  te Edi Rama. Kë gënjen mendja që ky njeri ka humanizëm jeton në një botë ireale. Ky nuk pyet për asnjë dhe për asgjë. Si dhimbsen shqiptarët e tij që kanë marrë rrugët e botës si rezultat I grabitjeve që po i bën pasurisë së tyre së bashku me bandën e tij qeveritare.

Edi Rama në dhjetor të vitit 2021 është nderuar me çmimin Inovatori i Nderuar Global nga Vital Voice,si mikpritës i afganëve të larguar.  Organizata e themeluar nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton dhe që mbështet nga miliarderi Xhorxh Soros. Çmimi i është dorëzuar në një ceremoni të organizuar enkas në Neë Jork, nga znj. Clinton, e cila e lavdëroi Edi Ramën për mikpritjen e afganëve.

Gjatë ceremonisë Edi Rama rrëfeu sesi vendosi ti marrë afganët në Shqipëri duke thënë se: “Dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. “Në rregull, le ta bëjmë”. “Si?”, thotë.“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”. Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”“Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon”. Historia dihet. Ky kryeminsitër e ka kthyer shtetin në kopsht personal, ku ja shkyen arkën sipas qejfti të tij merr vendimin për të pritur 4000 afganë vetëm që ti bënte qejfin zonjës Klinton. Për një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria 4000 persona janë një bombë e frikshme duke filluar nga kostot e mbajtjes së tyre dhe problematikat që sjellin këta njerëz të ardhur nga një zonë lufte. Shyqyr zotit që afganët nuk e çonin në ëndërr ardhjen këtu dhe nga 4000 përfunduan në 700, që për varfërin e këtij shteti nuk janë shpenzime të papërfillshme. Edi Rama e kreu porosinë e Hillaryt dhe duke mos pyetur askënd përmbushi porosinë. Si përfundim shkoi në Nju York, mori një dekoratë dhe vazhdoi të grabiste i qetë paratë e shqiptarëve me suportin e kupolës së demokratëve amerikanë. Në fund të fundit kështu funksionon Edi Rama. Me paratë dhe pronat e shqiptarëve blen influencë për ta kthyer në suport për qëndrim në pushtet duke vjedhur votat.

Ditën e djeshme Edi Rama, “dhimbsuria” e të cilit për afganistanët është on limits, duke i ndjerë keq që kontributi i tij nuk po merret në konsideratë nga administrata Trump lëshoi akuza shumë të forta në drejtiom të SHBA.

“Ishte një moment kur Amerika i la; i la mbrapa duke tërhequr me vete gjithë NATO-n, të gjithë ata të cilët në fakt i kishte nxjerrë nga errësira me një premtim shumë të madh, me premtimin se, me ardhjen e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan, gjithçka do të ndryshonte në jetën e tyre; se do kishin liri, do kishin demokraci, do kishin të drejta; se gratë do ishin njësoj si burrat; se vajzat nuk do ishin më të detyruara të qëndronin të mbyllura dhe t’iu ndalohej të shkonin në shkollë; se opinionet do ishin të lira, se do kishte shtyp të lirë… dhe papritur, sa hap e mbyll sytë, gjithçka mbaroi për ata njerëz”, deklaroi kryeministri direkt nga ziafeti i Arbër Hajdarit, duke nëmur SHBA se braktisën Afganistanin dhe njerëzit atje në mëshirë të fatit.

Për Edi Ramën miliona euro të hedhura për menaxhimin e afganëve janë qindarka me dekoratën që mori nga Hillari Klinton, e cila sipas tij ishte ëndra më e madhe e jetës së tij. Ky është fati i shqiptarëve që me taksat e tyre po plotësojnë ëndrrat e Edi Ramës.

 

 

 



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat