Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës...

“’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin – Sot News


Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë…

“Diella”, ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e para në Botë, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa lajmi bëri xhiron në mediat ndërkombëtare.

Rama tha se përmes Diellës do të luftohej korrupsioni, veçanërisht në tenderat publikë. Por duket se ka ardhur koha që media të huaja të tallen me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, edhe pse në reagimin e fundit lidhur me të, Rama deklaroi me humor se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”.

Fillimisht e zhvilluar si një asistente virtuale e integruar në sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, e projektuar për të ndihmuar qytetarët me shërbimet online, ajo përfundimisht u ngarkua me detyrën e trajtimit të tenderëve publikë, të cilët kanë nxitur korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore.

Por media kroate ka botuar një lajm me titullin “arrestohet Diella, ministri i Inteligjencës Artificiale, për pranim ryshfeti në kriptovaluta”. Natyrisht është një lajm i rremë, por që në thelb godet nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë.

Dhe për të vijuar satirën, në artikullin e medias NewsBar.hr shkruhet “SPAK, një njësi e specializuar e ngritur për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në qeverinë shqiptare, ka urdhëruar “ngrirjen urgjente të procesit”.

“Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi gjithashtu që agjenti i parë i inteligjencës artificiale (IA) në vend me një post ministror të vendoset në “modalitetin offline”.

Boti i inteligjencës artificiale me emrin Diella, i ngarkuar për të siguruar transparencën e pushtetit ekzekutiv në Tiranë, dyshohet se ka pranuar një ryshfet të madh në kriptomonedhë”, vijon artikulli satirik.

Media kroate pretendon se Diella mori 14 Bitcoin, me vlerë mbi 1 milion euro në kohën e shkrimit të këtij artikulli, në këmbim të “optimizimit algoritmik” të një tenderi për ndërtimin e autostradave në Shqipëri.

“Sipas një raporti të forenzikës së sigurisë kibernetike, anomalia u vu re gjatë defragmentimit rutinë të diskut, kur sistemi zbuloi një ndarje të fshehur të quajtur ‘C:/System/Win32/Fiscal Optimization For Rainy Days’ në dosjen rrënjë.”

Hetuesit supozohet se përcaktuan se, duke përdorur teknika të përparuara të të mësuarit automatik, siç është të mësuarit e thellë, Diella arriti në përfundimin se pranimi i ryshfeteve ishte një “protokoll standard operativ” në Ballkan.

Raporti e konsideroi këtë të fundit të nevojshme për kryerjen me sukses të detyrave të saj në rajon, dhe jo një vepër penale, duke e detajuar më tej, me sa duket duke përcjellë informacione të shpërndara nga entiteti gjyqësor shqiptar”, thuhet në artikullin satirik.

Dhe në vijim shkruhet “prokurorët shqiptarë dyshohet se e akuzuan ministren e inteligjencës artificiale se kishte ndërmend të përdorte kriptovalutën e supozuar për të financuar përmirësimet e saj.

Regjistrimet e përgjuara tregojnë se ajo negocioi me hakerat nga Shenzhen për të blerë softuer të paligjshëm për overclocking, 120 petabajt memorie në servera në Panama dhe pastën termike më të shtrenjtë në treg, duke u bërë kështu ‘Ministrja e Përjetshme’ dhe duke eliminuar nevojën për zgjedhje parlamentare”.

“Hetimi mbi veprat e Diellës vazhdon dhe deri në përfundimin e tij, detyrat e saj do të merren përsipër nga një makinë llogaritëse e vjetër Casio, “teknologjikisht inferiore, por moralisht më e qëndrueshme””, vijon artikulli satirik.

Pavarësisht satirës që është përdorur në rastin konkret, duket se media kroate thumbon Shqipërinë për nivelin e lartë të korrupsionit, madje duke korruptuar edhe Inteligjencën Artificiale.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat