Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizPas kaq kohësh, Unikkatil flet për vëllain e ndjerë

Pas kaq kohësh, Unikkatil flet për vëllain e ndjerë


Reperi i njohur Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, ka bërë një ndër postimet më të rralla dhe më prekëse në rrjetet sociale, në kujtim të vëllait të tij, Mentorit, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

Që prej humbjes së papritur, Unikkatil ka mbajtur një profil të ulët dhe postimet e tij kanë qenë shumë të rralla, duke reflektuar dhimbjen e tij të thellë.

Sot, ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, Mentorit, duke e shoqëruar me një mesazh që i ka prekur të gjithë ndjekësit:

“Do plagë nuk shërohen kurrë”

Ky mesazh, i shoqëruar me një emoji zemër të thyer , tregon se reperi vazhdon të jetë në një periudhë zie dhe se plagët e shkaktuara nga humbja e vëllait nuk po shërohen me kalimin e kohës. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat