Deputeti i PD Edi Paloka, ka deklaruara se arsyeja pse kryeministri Edi Rama po mbron Bleinda Ballukun, është se pse ajo e ka ‘zënë ngushtë’ ose sepse ka frikë se do të ketë edhe ai të njëjtin fat
I ftuar në një emision televiziv Paloka u shpreh se shqiptarët duhet të reagojnë për milionat që vidhen me tendera, që i paguajmë të gjithë si shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu edhe ata që “duartrokasin Ramën”.
Në vend të flasim për propagandën dhe skandalet e qeverisë, të Ballukut, AKSH-it e të tjera, që mua më duken të vogla tani, se kemi edhe atë të Beketit, janë 110 mln euro që do paguhen, do i zëvendësojmë ne, qytetarët shqiptarë. Rama po e mbron Ballukun, por duket se ai po mendon se po i vjen radha që të shkojë ai atje së shpejti si po vjen puna. Asnjëherë nuk ia vë fajin opozitës, por populli duhet të reagojë, Janë 50 mln euro i kanë futur në xhep”, tha ligjvënësi demokrat.



