Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSulmet e Edi Ramës ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në...

Sulmet e Edi Ramës ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në flagrancë – Sot News



Për të disatën ditë kryeministri hajdut i shqiptarëve ka lëshuar deklara presioni ndaj Gjykatës Kushtetuse për pezullimin e Belës dhe hajdutët e bandës që grabisin shqiptarët çdo ditë. Grabitje me tenderë, grabitje me prona, grabitje me lekë, grabitje me avionë, grabitje në rrugë grabitje me banda, ortak me kartele dhe një gamë hajdutërie e larmishme janë produktet që ofron banda e Arsen Lupenit kryeministër. Shefi i bandës ka ditë që nuk fle rehat dhe lëshon piskama frike duke rrëfyer ndershmërinë e tij para qytetarëve që grabit çdo ditë nëpërmjet firmave të tij, duke konvertuar frikën e lepurit në ulërimë luani. Njeriu që as nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur i arrestohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gjithë entourage i tij, sot  ndihet i prekur se po i marrin kompetencat qeveritare dhe po i fusin në burg bashkëpunëtorët.

Edi Rama në vend të procedojë me shkarkimin e drejtorëve dhe të zëvendës ministres së ti për akuzat që ngrihen në drejtim të tyre, vazhdon të dalë në mbrojtje të tyre duke akuzuar SPAK se po i lë qeverinë pa punë.  Këtë njeri nuk e mbulon turpi se turpin e ha me bukë dhe e shoqëron me verë 35 mijë euro që e qerasin bandat dhe interlokutorët e tyre. Për këtë njeri nuk ka standard morali të vendeve perëndimore, ku nëse mbulohesh me akuza duhet të japësh dorëheqjen, Edi Rama e ka ndarë mendjen që do të shkojë deri në vdekje me suitën e tij faraonike, si dikur faraonët që mbylleshin në varret gjigande së bashku me shpurën  e tyre. Dhe ky ka vendosur të marrë me vete të gjithë shpurën e hajdutëve që kanë shfarosur ekonominë e shptarëvve si një hordhi karkalecësh dëmbërës.

Edi Rama nuk mendon më as për shtetin, as për PS, por as dhe për atë që lë pas. Njësoj si simetriku i tij në opozitë ai thotë pas meje u bëftë qameti, duke akseleruar makinën që drejton drejt greminës së pashmangshme.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat