Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikePadia e Ramës në Kushtetuese pezull, avokati: Është cënuar ekzekutivi! - Sot...

Padia e Ramës në Kushtetuese pezull, avokati: Është cënuar ekzekutivi! – Sot News


Avokati Edmond Petraj ka folur për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ndërhyrje brutale në ekzekutiv.
Avokati Petraj tha se ka një tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri.

“Në vazhdimësi ka pasur një përplasje mes demokracisë dhe drejtësisë që po jep problematikat e veta. Të shohësh vazhdimësinë e disa kryetarëve të bashkisë, janë ato defekte që patjetër duhet ndërhyrë. Dhe duhen parë në vazhdimësi. Për mendimin tim kemi tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri dhe ka hyrë në territorin e një institucioni. Tejkalimi i kompetencës është që një funksionar kushtetues, ministri apo zëvendëskryeministër, kemi emërim dekretim dhe votim në parlament. Por Rama e ka respektuar vendimin e gjykatës në heshtje…por nuk e ka ekzekutuar sepse thotë do të pyes Gjykatën Kushtetuese dhe kjo është e drejtë që e parashikon kushtetuta. Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”, tha ai.

Gjatë intervistës, Petraj vlerësoi figurën dhe punën e Dumanit duke theksuar se nën drejtim e SPAK ka treguar një integritet dhe korrektësi në lidhje me institucionit.

Gjithashtu shtoi se pasuesi i Dumanit duhet të jetë gjithashtu një figurë shumë serioze dhe se kriteri më i rëndësishëm sipas avokatit është integriteti personal.

“Ky institucion duhet të jetë në një të njëjtën integritet dhe më pas siç ishte zoti Dumani. Edhe katër figurat mendoj që kanë vlerat të duhura. Por mbetet për t’u parë se kush do t’i përfaqësojë denjësisht për 3 vite institucionin. Kush do jetë personazhi që do menaxhojë pjesë e problematikave të brendshme të institucionit. Por kriteri më i rëndësishëm i përzgjedhjes do të jetë integriteti personal dhe korrekt për institucionin.

Unë mendoj që pjesa e zotit Dumani klasifikohet si nga njerëzit më korrekt, integritet dhe është një nga njerëzit i palakuar në pjesë e aferave. Kandidatura e re duhet të jetë shumë serioze, korrektet, sidomos në ditët në vijim ku do të ketë edhe shumë dosje…Pra mendoj që figura që do jetë këtë radhe do ketë një volum pune të jashtëzakonshme sepse do të mbajë peshën e dosjeve dhe hetimeve që janë bërë”, tha ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat