Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Korrupsioni në nivele marramendëse", Cara: Si mund të flasim për liri kur...

“Korrupsioni në nivele marramendëse”, Cara: Si mund të flasim për liri kur një zv/kryeministre e akuzuar nuk shkarkohet – Sot News


Deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës të opozitës përpara kryeministrisë. Cara theksoi se kjo ditë, 8 dhjetori, ishte dita kur studentët në ’90 morën përgjegjësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në liri.

Më tej Cara ngriti pyetjen se a jemi sot të lirë si shoqëri kur një zv.kryeministre si Balluku e kapur në korrupsion dhe në hetim, nuk jep dorëheqje dhe mbrohet nga kryeministri Rama.

Igli Cara: Sot është një ditë e veçantë, është datat që përjetësoi lëvizjen e dhjetorit 90 kulmi i ndërgjegjësim të shqiptarëve në dekadat e fundit. Etja për liri kapërceu hijet e frikës. Fati e desh të jem pjesë e asaj lëvizje ndryshimet e mëdha nuk lindin rastësisht. Lindin kur qytetarët marrin përgjegjësi kur kuptojnë se liria nuk është dhuratë. Shoqëria ecën kur rinia ka hapësirë për të ndërtuar të ardhmen. Kujtesa historike mbetet themeli i domosdoshëm mbi të cilin ngrihet një e ardhme më e drejtë. Liria mbi të gjitha është një mundësi për të ardhmen. Por kjo kërkon angazhim maksimal. Reflektimi mbi të shkuarën totalitare është i domosdoshëm. Ndryshimi i dhjetorit u bë i mundur pasi studentët u bën së bashku. Bëj një përshëndetje të veçantë për studentët e dhjetorit 90 dhe liderin Azem Hajdarin.

Sot bëjmë pyetjen a jemi të lirë, ku tregu ndodhet në dorën e Ramës, kur administrata kërcënohet, kur bandat bëjnë ligjin, kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse. Kur me dosje në hetim zv.kryeministrja në hetim mbrohet nga kryemninistri Rama, e kapur në korrupsion vazhdon nuk jep dorëheqje. Korrupsioni është dhunë ndaj mundësive, ndaj çdo qytetari që përpiqet të ndërtojë të ardhmen e tij. Është një goditje ndaj shqiptarëve. Asetet po i jepen miqve të Ramës. Porti i Durrësit. Emigrimi nuk ka pse të jetë i pashmangshmëm për fëmijë tanë. Emigrimi është pasojë e një sistemi që nuk shpagon më të ndershmin. Me ligjin e barazisë gjinore goditëm qelizën më të rëndësishmen, familjen. Fryma e dhjetorit 90 duhet të jetë thirrje për veprim. Kini besim miq, ne do të fitojmë, e drejta do të fitojë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat