Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeRobert Papa: Shtohen dosjet për Edi Ramën në SHBA, zgjerohen hetimet për...

Robert Papa: Shtohen dosjet për Edi Ramën në SHBA, zgjerohen hetimet për aferën “McGonigal”, ja pista që mund të… – Sot News


Në Shtetet e Bashkuara po shtohen sinjalet se kryeministri Edi Rama ndodhet nën një vëmendje të fortë politike dhe hetimore. Gazetari Robert Papa thotë se zhvillimet e javëve të fundit në Uashington po krijojnë një panoramë të re, ku emri i Ramës lidhet me disa dosje të hapura nga skandali “McGonigal”, te lidhjet e dyshuara me struktura kriminale dhe deri te kriptomonedhat. “Shkrimi i medias amerikane Washington Examiner e portretizoi në artikullin e fundit Edi Ramën si shtet mafioz dhe i bën thirrje Meksikës, presidentes së majtë meksikane, që të dorëzojë personat e kartelit Sinaloa shqiptarë, t’i ekstradojnë në Amerikë. Në qoftë se ata do dalin përpara gjyqit, mos habiteni që edhe ndaj Ramës të sillen siç janë sjellë ndaj diktatorëve të Amerikës Latine të përfshirë në trafik droge.

Natyrisht, që mund të ketë edhe qëndrime politike. Për shembull Trump ka falur ish-presidentin e Hondurasit, i cili është dënuar nga një gjykatë amerikane për trafikim masiv, rreth 400 tonë heroinë. Por kjo është një arsye politike. Në hemisferën perëndimore, Trump kërkon që Amerika të kontrollojë gjithçka. Janë zgjedhjet në Honduras dhe është një komunist dhe një kandidat tjetër që është i partisë së ish-presidentit të Hondurasit. Ndaj politikisht, Trump ka lëvizur sepse kërkon që të kontrollojë vendet e Amerikës Latine. Politikisht, ka të drejtë.

Ka shumë gjasa që edhe ndaj Ballkanit Trump të ketë doktrinën e tij: “Ballkani Perëndimor të jetë nën zotërimin amerikan fuqimisht”. Washington Examiner nuk është media si Washington Post, si CNN, si Wall Street Journal, por është, një zë konservator. Dhe nga kontaktet me përgjegjësit për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit dhe ata që mbulojnë Shqipërinë, e kupton qartë që ata dinë çdo gjë, dinë edhe emërimin e Troplinit para disa ditësh nga Rama. Natyrisht, ambasada informon. Pra, diagnoza e dhënë nga Washington Examiner njihet në detaje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga stafi i ngushtë i zotit Rubio. Dhe në sytë e administratës Trump, Rama nuk portretizohet thjesht si Noriega, siç e cilësonte Washington Examiner, por këtë radhë është ngritur në nivel shteti mafioz”, tha Papa ndër të tjera

Fund i tmerrshëm, ose tmerr pafund

Sipas Papës, sinjalet politike nga Uashingtoni janë të qarta. Ai kujton telegramin e Donald Trump për festën e 28 Nëntorit, ku përmendeshin hapur çështjet e narkotrafikut dhe rreziku që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të SHBA. “Ndaj, nuk kishte rastësi ai telegram ngushëllimi për festën e 28 Nëntorit, ku haptas përmendeshin narkotrafiqet, rreziku i madh për sigurinë kombëtare. Tek telegrami i Trump-it, e njëjta gjë: Rama is done. Por në qoftë se shikon artikullin e Washington Examiner, Tom Rogan, i cili njihet në Washington si konservator, ideja është: a do ta lejojë Trump t’i japë shtetit mafioz të Ramës ose do të ndryshojë qasjen?.

Thotë, ose do ta pësojë keq. Përmendet Maduro dikur. Në ’97-ën, Washington Post, New York Times, gazeta të majta, kishin një artikull “Njeriu ynë në Shqipëri” për Berishën, e sulmonin shumë. Pra, media përpunon mendimet dhe pasqyron herë pas here edhe qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Rama donte të vinte në New York në 18 Nëntor, mbase frikësohet, mbase do ta shtyjë për Krishtlindje. Duke pasur imunitetin e kryeministrit, nuk mund ta arrestojnë, mos të ketë frikë. Por mesazhet janë: fundi yt i tmerrshëm ose tmerr pafund. Është konsumim skajor dhe çdo ditë dalin fakte të reja”, u shpreh Robert Papa.

Telashe të reja për Edi Ramën

Një element që Papa e konsideron kyç është fakti që çështja “McGonigal” nuk është mbyllur. Përkundrazi, ai thotë se federalët po e rihapin në disa drejtime. “Nga burimet e mia, McGonigal është nën hetim edhe për dosjen që quhet “Bitcoin Albania”. A është Rama i përfshirë? Unë them se po. Për çfarë bëhet fjalë? Prodhimi i bitcoin-ëve në Shqipëri kërcënon interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Këtu Trump nuk do ta falë. Fakti është që në rihetimin e McGonigal, ka dalë për herë të parë dhe kjo tregon diçka. Ka pasur shkrime nga Washington Examiner përpara dy vjetësh dhe unë kam thënë që janë miliona dollarë të paguar nga politikanët shqiptarë dhe në Kosovë. Natyrisht, këto janë kryer me Bitcoin. Është bërë një mandat arresti për dikë me 2 miliardë. Ky është problem i madh. FBI, që trajnon Byronë e Hetimeve, ka një orientim edhe në këtë pikë. Pra, dosjet po bëhen masive. Dosja McGonigal, foto me Obamën, Sinaloa. Shkrimi i medias amerikane flet shumë për të. Shtohet dhe Bitcoin Albania”, u shpreh ai ndër të tjera.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat